Nëpërmjet romanit autori bën përpjekje për të bashkuar atë që ka ndarë koha moderne: mendjen dhe zemrën, shkencën dhe besimin, ikjen dhe kthimin. Në qendër të kësaj përpjekjeje është njeriu — jo si koncept, por si mish e shpirt, me emër dhe histori. Kurse drama rrëfen dashurinë e Zelihasë për Jusufin, e cila nga pasion njerëzor shndërrohet në një udhëtim shpirtëror drejt vetënjohjes, durimit dhe dashurisë hyjnore.