Autori në këtë vepër shkruan, madje na e tërheq vërejtjen për rreziqet e reja që na kanosen si rrjedhojë e lëvizjeve të ndryshme që kanë për synim deislamizimin e Kosovës dhe rrjedhimisht prishjen e kohezionit kombëtar. Sipas autorit, ndonëse katolikët shqiptarë të Kosovës kanë qenë pjesë përbërëse e lëvizjes kombëtare, megjithatë vulëmbajtës të lëvizjes kombëtare që nga Lidhja e Prizrenit, kryengritja e vitit 1912, lëvizja kaçake, Lidhja e Dytë e Prizrenit, Lëvizja Nacionaldemokratike Shqiptare e deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me shumicë absolute kanë qenë pjesëtarë të familjeve shqiptare muslimane. Krasniqi na vë në dukje se nëse duam të sigurohemi që të shpëtojmë nga gjenocidi i armiqve në të ardhmen, duhet të fuqizohemi si komb, me identitetin tonë të natyrshëm, pra duke e respektuar diversitetin fetar. Nga ana tjetër, pikërisht me këtyre vlerave duhet ta thellojmë aleancën strategjike me SHBA-në e Turqinë, brenda ombrellës së NATO-s. Jashtë kësaj ombrelle jemi tërësisht të pambrojtur. Libri u shërben studiuesve, opinionistëve, gazetarëve dhe masës së gjerë.