Autori Krasniqi në këtë vepër trajton problemet disashekullore të botës muslimane, islamofobinë, antisemitizmin, pogromin andaluzian, që në mënyrë të tërthortë është reflektuar edhe në hapësirat ballkanike, përkatësisht me politikat gjenocidale të nacionalizmit serb në Bosnjë dhe Kosovë. Kjo vepër gjithashtu ndalet edhe tek analizimi i identitetit shqiptar i cili ndonëse është evropian, në disa raste ka pësuar lëkundje dhe trauma identitare.