Vepër që ka për qëllim të vë në pah në një rrëfim krahasimtar dallimet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Federatës së Malajzisë në aspektet e formave të rregullimit kushtetues, juridik dhe shtetëror. Në fakt, autorja fokusohet në analizën e funksionimit të rishikimit gjyqësor në këto dy shtete duke vënë në pah efektivitetin e procedurave respektive të rishikimit gjyqësor dhe rolin e gjykatave në parandalimin apo korrigjimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në rastet kur organet e pushtetit legjislativ apo organet e pushtetit ekzekutiv abuzojnë me pushtetin.