Arti i Islamit nuk do të mund të kuptohet pa këtë vepër sa brilante aq edhe madhështore. Një libër që duhet të jetë në shtëpinë e secilit që është i ndërgjegjshëm për artin, në përgjithësi, dhe për artin e Islamit në veçanti. Autori ndërthur në vete në mënyrë unikale përvojën e duhur për t'i paraqitur botës perëndimore veprën përfundimtare mbi artin islam me gjithë kuptimin dhe domethënien shpirtërore të tij.