Kjo vepër bën përmbledhjen në formë atlasi të tërë njohurisë për kulturën dhe qytetërimin islam. Në të përshkruhen botëkuptimi i Islamit, besimi, traditat, institucionet dhe rrënjët që Islami ka lëshuar brenda kulturave të tjera. Kjo vepër e pasuruar me ilustrime, tabela dhe harta paraqet sferat e shumta të jetës, si: adhurimet e përditshme të muslimanëve, shkencën, artin, arkitekturën, ligjin, filozofinë dhe politikën, duke qenë të gjitha këto shprehje të thelbit të qytetërimit islam.