Sistemi Financiar dhe Bankar tashmë paraqet një fenomen ndërkombëtar si një nga sektorët me rritje më të shpejtë në tregun financiar ndërkombëtar. Institucionet Financiare Islame po bëhen lojtarë të konsiderueshëm në tregun global financiar dhe një përkufizim themelor është i duhur për të kuptuar se çka e bën këtë sistem aq të veçantë, çka e dallon atë nga sistemet e tjera financiare, si funksionon dhe si u bë aq tërheqëse në tregun bankar ndërkombëtar.