"Autori, përmes këtij romani, tematizon histori njerëzish të zakonshëm, të cilët nëpër kohë dhe vende të ndryshme, në mënyrë të vazhdueshme, përballen me të keqen që e kanë brenda vetes ose të keqen që i atakon nga bota e jashtme." "Haxhiu i Frakullës" është një rrëfim me antonime poetike, për një fanitje dashurie dhe për aventurën fantastike të protagonistit të këtij romani, e që është larg çfarëdo klishetizimi të tematikës dhe të shtjellimit artistik.