Një dramë filozofike, ku dalin në shesh pikëpamjet lidhur me politikën, etikën, psikologjinë dhe sociologjinë. Sipas Farabiut, shteti i përkryer është si trupi që paraqet një njësi ose unitet. Zëri i Farabiut, ndër shekuj, do të shndërrohet në një referencë dhe do të bëhet e pashmangshme, ndërkohë vepra në fjalë përbën një manual për çdo udhëheqës. Filozofia e Farabiut shpërfaqet në përpjekjen për të arritur virtytet dhe të vërtetën.