Një vepër shumë e rëndësishme, aq më tepër kur të kihet parasysh se një fjalor i tillë deri më tani nuk ka ekzistuar. Falë autorit dhe punës së tij dhjetëvjeçare tashmë, krahas dy fjalorëve frazeologjikë/idiomatikë (Fjalor shprehjesh frazeologjike anglisht shqip nga Dr. Vejsel Nuhu dhe Fjalor idiomatik anglisht shqip, nga Ilo Stefanllari), tani kemi edhe fjalorin idiomatik shqip - anglisht, që njëkohësisht është edhe sinonimik.