Një vepër bazike për të kuptuar botën arabe dhe qytetërimin islam, një tekst standard për studimet arabo-islame, e përkthyer në shumë gjuhë botërore. Autori e ka ripunuar veprën edhe disa vite para vdekjes. Vlera e këtij teksti monumental arrin deri në ditët tona, por në botën perëndimore iu rrit edhe më shumë fama pas ngjarjes së 11 Shtatorit, ku u ndje një zbrazëtirë dhe një nevojë e madhe për të njohur, kuptuar dhe studiuar botën arabo-islame.