Në këtë vepër janë të përzgjedhur temat nga autorë të ndryshëm. Titulli i librit aludon në interpretimin e teksteve themelore të Islamit dhe atyre interpretuese, domethënë diskursin teologjik islam, duke u mbështetur në analiza që rezultojnë nga deduktimet e kritikës moderne. Ky libër do t'i kontribuojë hapjes së shtigjeve të reja në studime më të thella orientale-islame me metodat kritike të shkencave shoqërore e humane.