Një libër brilant, me shkrime të shkurta, të cilat mund të konsiderohen si miksim të prozës, poezisë dhe filozofisë. Një libër ku autori me pak fjalë thotë shumë. Nga thellësia e këtyre shkrimeve ndjehet një zë që ndërlikohet me shpirtëroren dhe me fuqinë e fjalës. Ky libër është një udhëtim jetësor shkrimor tridhjetëvjeçar.