Një përpjekje që studimet për periudhën osmane të vendosen në binarë të mirëfilltë, të bëhen studime pa paragjykime, siç ishte koha dhe bota. Sepse, thotë autori, nuk bëhemi më të mirë nëse e gënjejmë rinisë tonë, e mashtrojmë botën, kur tashmë bota po studion vetë, po shkruan vetë dhe kemi një varg veprash të nivelit të kënaqshëm nga të huajt. Një përpjekje që të hiqen sadopak pengesat gjatë rrugës për një studim serioz, me më pak shtrembërim, me më pak paragjykime, me më pak urrejtje. Synimi është të mënjanohen mitet dhe legjendat nga e vërteta historike.