Shkolla kelamiste maturidite, e themeluar në vijën e Imamit të madh Ebu Hanifes, është shkollë që ndiqet pothuajse nga gjysma e muslimanëve të botës. Imam Maturidi është personalitet, mendimet e të cilit kanë qenë pikë referencë për shumë vepra të fushës së tefsirit, kelamit dhe usuli fikhut. Në këtë libër janë ngërthyer temat kryesore të apologjetikës islame, siç janë teologjia, pejgamberia/nubuvvet dhe eskatologjia/semërijat.