Kjo vepër e Nexhatit Ibrahimit ngërthen shkrime, në të cilat ai trajton tematika të ndryshme për Islamin dhe ndjekësit e tij. Në të lexuesi do të gjejë informacione të bollshme mbi historikun e zhvillimit të grupimeve politike dhe fetare në Islam. Autori gjithashtu ndalet tek e ardhmja e Islamit dhe në atë se çfarë do t'i ofronte Islami botës.