Në botën islame është duke u zhvilluar një rizgjim islam gjithëpërfshirës. Ky rizgjim islam është një fenomen pozitiv dhe i bekuar, që shënon vigjilencën e Umetit islam, rizgjimin nga pakujdesia e tij, vetëdijesimin, krenarinë me fenë, punën e palodhshme për dalje nga prapambetja, çlirimin nga pasojat mendore dhe jetësore. Ky rizgjim njihet me emrin "rizgjimi islam". Si po manifestohet ky rizgjim?