Ky libër, në fakt, është një përmbledhje shkencore, e ndërthurur me një analizë sociologjike, që trajton një fenomen global i cili ështe në fokus të vetë shoqërisë bashkëkohore. Ndaj, që në fillim duhet cekur se nuk ka qenë e lehtë të elaborohet ky libër. Por, së pari, dëshira dhe motivi psikologjik dhe, së dyti, ofrimi i një pasqyre reale lexuesve mbi fundamentalizmin fetar, (keq) kuptimet, analizat, shkaqet, pasojat e të tjera, na kanë shtyrë drejt një finalizimi të tillë. Andaj, sot kur flitet për fundamentalizmin fetar, si njësi, si koncept, si term, por edhe si fenomen, ai është i ri në bazën e literaturës shkencore, kryesisht në fillimin e shekullit XX.