Logos-A para lexuesit të gjerë sjell librin më të ri me titull: “Teoria e modernizimit: Një hyrje kritike”, të diplomatit dhe hulumtuesit Fahrettin Altun. Në këtë vepër, autori e shqyrton në mënyrë kritike teorinë e modernizimit dhe ndikimin e saj në shoqëritë joperëndimore.
Ai i sfidon shpjegimet klasike të teorisë së modernizimit, ofron një hyrje kritike ndaj qasjeve që e kanë Perëndimin në qendër dhe thekson natyrën shumëdimensionale të modernizimit, duke argumentuar se modernizimi nuk mund të shpjegohet në mënyrë njëdimensionale.
Libri thekson rëndësinë e kulturës, traditës dhe veçorive lokale, duke ofruar një qasje shumëdimensionale ndaj zhvillimit bashkëkohor shoqëror, politik, ekonomik dhe kulturor.