Gjatë këtyre ditëve kur po mbahet panairi i librit në Prishtinë, Logos-A solli në dritën e botimit librin me titull: “Nënat që nuk bërtasin” të autores Hatixhe Tongar. Ky libër mëton të ndërtojë një mënyrë të re komunikimi ndërmjet nënës dhe fëmiut ku në rend të parë vijnë mirëkuptimi, bashkëpunimi dhe kujdesi. Librin e bën mjaft tërheqës jo vetëm gjuha e kuptueshme dhe e lehtë por edhe ilustrimet e ndryshme.