Sh.B. Logos-A para lexuesve sjell veprën me titull: “Modernizimi i Shqipërisë dhe ‘Nacionalizmi i Ri Shqiptar’ (1920-1939)” të studiueses Merjeme Gashi. Autorja vë në dukje, se qëllimi kryesor i “nacionalizmit të ri” shqiptar ishte t’i jepte ndërgjegje kombëtare një shoqërie që, në një shtet të formuar, nuk e zotëronte ende këtë ndërgjegje. Në këtë libër, diskutohet procesi i transformimit dhe modernizimit të Shqipërisë gjatë viteve 1920–1939, si dhe analizohet roli dhe pesha e elementeve si historia, kultura, arsimi, gjuha, feja dhe gruaja në ndërtimin e identitetit kombëtar. Libri iu dedikohet studiuesve të shkencave sociale, historianëve dhe masës së gjerë.