Për ta mbajtur të gjallë trashëgiminë krijuese të rilindësit të madh kemi një hap tjetër përpara nga Shtëpia Botuese "Logos-A", e cila me rastin e 120 vjetorit të vdekjes së këtij enciklopedistit, po paraqet shtatë vëllime të zgjedhura nga krijimtaria e tij me përmasa të mëdha dhe me vlera edhe më të mëdha. Kjo përmbledhje në shtatë vëllime nuk është një ribotim i radhës, por një botim i ri nga fakti që janë përfshirë tekste të reja, që nuk janë botuar më parë. Të gjitha përkthimet e mëparshme janë rishikuar dhe ndonjëherë janë redaktuar thellë për të qenë sa më afër origjinalit.