Një vepër e rëndësishme sidomos për kohën e tanishme kur shpirti dhe materia, shpirti dhe paraja janë duke na harxhuar, ndaj dhe ky libër mund të jetë si një ilaç pikërisht për këtë kohë. Autori me anë të kësaj vepër dëshmon se fjalët dhe mendimet e thella që kontaktojnë me fshehtësitë e përhershme nuk kanë nevojë për fjalë dhe fjali të komplikuara, por për qasje të thjeshtë dhe të kuptueshme.