Kjo vepër paraqet një ndihmesë të jashtëzakonshme për studimet e reja në përgjithësi, sepse “intencat e shariatit” janë elemente kyç për studimet e: fikhut, të besimit, tefsirit, e hadithit. El-Menar sjell vlera intelektuale të mëdha dhe të llojllojshme që u përgjigjen shumicës së pyetjeve të shtruar, si në aspektin teorik, ashtu edhe në atë praktik të jetës së muslimanit.