Çështja e dijes është trajtuar thellësisht nga dijetarët muslimanë (dhe jomuslimanë) në periudhën e mesjetës muslimane, e cila edhe sot ofron ide të thella dhe serioze me dobi të madhe. Në këtë libër flitet për 'dijen' në aspekte të ndryshme të qytetërimit islam: teologjik, juridik, filozofik, racionalist, sufist dhe nën-aspektet e dijes.