8-vëllimshme e Tahir Kolgjinit paraqet tubimin e opusit shkrimor të kësaj figure që ka qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve të historisë sonë më të re. Ky kompleti ofron të dhëna historike që natyrshëm zgjojnë kureshtjen e studiuesve. Nxjerrja nga terri i historisë dhe prezantimi i këtyre figurave është besnikëri ndaj kujtesës dhe të vërtetës. Shpalosjen e këtyre veprave para opinionit ia kemi për borxh historisë dhe brezave që do të vijnë, ndërsa me botimin e tyre përmbyllet një boshllëk në historiografinë tonë.