Vepra leksikografike e autorit Zllatku, e cila ngërthen në vete mbi 80.000 fjalë e shprehje frazeologjike është fryt i një punë disadekadëshe të autorit, e cila ka kaluar nëpër kontekste të ndryshme socio-kulturore e historike. Fjalori i adresohet një auditori të shumëllojshëm dhe institucioneve të ndryshme, ndërsa në kontekst të kontakteve gjithësore shqiptaro-serbe dhe serbo-shqiptare, por edhe atyre që merren me përkthime shqip-maqedonisht dhe anasjelltas, besojmë se do të jenë përkthyesit ata që do ta vënë në sprovë rëndësinë e këtij mundi.