Një studim monografik i shkëlqyer që synon të hedhë dritë mbi problemin shqiptar në Republikën Socialiste të Maqedonisë në harkun kohor 1966-1974, përkatesisht nga Mbledhja IV plenare e Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, e cila u mbajt më 1 korrik 1966 në Brione e deri te miratimi i Kushtetutës së vitit 1974. Shumë dokumente që hedhin dritë mbi shumë të panjohura që kishin të bëjnë me politikat agresive komuniste ndaj shqiptarëve.